6 Korrik 2019 - Remont i planifikuar në NS 110/35 kV Vushtrri 1

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në NS 110/35/10 kV Vushtrri 1, me datë 7 Korrik 2019 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në 14:10 do të bëhet shkyçja e Nënstacioneve 110/35 kV Vushtrri 1 dhe 110/35/6.3 kV Trepça.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto Nënstacione do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 10 MW kryesisht në NS Trepça) si dhe HC Hidroline (Selac).

Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar remontin e rregullt të transformatorit T1 në NS Vushtrri 1 si dhe rehabilitimin e këtij Nënstacioni.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.