2 Korrik 2019 - Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj vizitoi KOSTT-in, pas rezultatit të arritur në drejtim të operimit të pavarur si Zonë/Bllok Rregullues në kuadër të Evropës Kontinentale

Sot në ambientet e ndërtesës qendrore të KOSTT, menxhmenti në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ilir Shala, pritën në takim Kryeministrin e Kosovës z.Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë.

z.Shala njoftoi Kryeministrin Haradinaj për së afërmi në lidhje me procesin e votimit të fundit të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të RGCE/ENTSO-E (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale), me ç’rast Marrëveshja e re e Kyçjes me ENTSO-E do të ndërtohet konform vendimeve të votuara në mbledhjen e 52-të të RGCE. “Falë përkushtimit të vazhdueshëm maksimal të KOSTT dhe mbështetjes së institucioneve shtetërore, si dhe miqve tanë ndërkombëtar: Ambasadës Amerikane, Ambasadës Gjermane, USAID, KfW dhe miqve tjerë ndërkombëtar në sensibilizimin e çështjes, u arrit ky rezultat dhe më së largu deri më 14 prill 2020 KOSTT do të operoj i pavarur si Zonë/Bllok Rregullues në kuadër të Evropës Kontinentale”, theksoi z.Shala.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj përgëzoi menaxhmentin dhe punonjësit e KOSTT për suksesin, duke e cilësuar si zhvillimin më të mirë dhe më të madh për vendin në fushën energjetike në Kosovë. ”Ky institucion mbetet adresë e rëndësishme për tregun e energjisë elektrike në vend dhe energjia një nga parametrat kryesor për siguri dhe zhvillim ekonomik, dhe përkrahja e Qeverisë nuk do të mungojë asnjëherë”, theksoi Kryeministri Haradinaj.

Në kuadër të takimit gjithashtu u diskutua rreth krijimit të Task Forcës për përgatitjet para operimit të KOSTT si Zonë/Bllok Rregullues, për pozicionimin e KOSTT jashtë Ligjit të ri për paga si dhe nevojën për konstituimin e bordit të drejtorëve të kompanisë.

Në përvjetorin e 13-të të themelimit të KOSTT sh.a si Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, delegacioni i Kryeministrit Haradinaj gjithashtu vizitoi Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT prej nga u njoftuan rreth operimit në kohë reale të Sistemit Transmetues së Republikës së Kosovës.

1 Takimi Kryeministri me KOSTT korrik 2019
2 Konferenca per media korrik 2019
3 Vizita ne QND korrik 2019
4 Foto nga pritja e Kryeministrit korrik 2019
5 Foto nga takimi korrik 2019