17 Qershor 2019 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/35kV Gjilan 1

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor në NS 110/35 kV Gjilan 1, me datë 19 Qershor 2019 (e Mërkurë), nga ora 09:00 deri në 09:10  si dhe nga ora 17:00 deri në orën 17:10 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (31.5 MVA) për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T2 (20 MVA) ndërsa pjesa tjetër e ngarkesës do të furnizohen nga NS Vitia.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35kV Gjilan 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy here nga 10 minuta, nga ora 09:00 deri në 09:10 si dhe nga ora 17:00 deri në orën 17:10   (redukimi i parashikuar 10 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.