17 Qershor 2019 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan, me datë 18 Qershor 2019 (e Marte pas mesnate), nga ora 00:10 deri në 00:20 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T2 në nënstacion në fjalë.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10(20) kV Deçan do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 10 minutave, nga ora 00:10 deri në 00:20 (redukimi i parashikuar 10 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.