14 Qershor 2019 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 15 Qershor 2019 (E Shtunë), nga ora 06:00 deri në 07:00 do të bëhet shkyçja emergjente e transformatorit energjetik T1 (110/10kV) në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar intervenimin në shiritin e tokëzimit në anën 10kV.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga në NS 110/35/10kV Prishtina 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 6MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.