28 Maj 2019 - Ambasadorja e Finlandës Sh.S.znj. Stjernvall ligjeroi pranë të rinjve të KOSTT të përzgjedhur për programin e lidershipit

Gjatë ditës së sotme Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a., z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë priti në vizitë Ambasadorën e Finlandës Sh.S.znj. Pia Stjernvall, e cila në kuadër të kësaj vizite, para grupit të përzgjedhur për programin e lidershipit në KOSTT, mbajti një ligjeratë me temën “Udhëheqja, ndryshimi dhe menaxhimi i konfliktit”.
Programi për lidership 50/50 në KOSTT, iniciativë kjo e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z Shala, ka për synim pjesëmarrjen në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe udhëheqëse të punonjësve të përzgjedhur në përmbushje të zotimeve në balancimin e barazisë gjinore në kompani. Prej 10 anëtarë të stafit, 5 janë përzgjedhur të jenë gra dhe 5 sish burra.

Ndër të tjera, z. Shala falënderoj Ambasadorën Sh.S.znj. Stjernvall, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në drejtim të avansimit profesional të të rinjve të KOSTT me prurje të praktikave më të mira, bazuar në eksperiencën gjatë misioneve të saja diplomatike ndër vite.

test11
test12
test22
test33
test4
test5