22 Maj 2019 - Kosova dhe Shqipëria të përkushtuara për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy sistemeve energjetike

Menaxhmenti i lartë i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ilir M. Shala, pritën sot në takim Administratorin e Përgjithshëm të Operatorit të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike në Shqipëri - OST z. Skerdi Drenova, ku diskutuan për çështjet me interes për Sistemet Transmetuese të Energjisë Elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë në përgjegjësi të dy kompanive homologe, ku si tema të veçanta ishin bashkëpunimi në proceset e integrimeve regjionale dhe evropiane si dhe bashkëpunimi në drejtim të realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat janë në funksion të integrimit të tregjeve të energjisë si dhe sigurisë së furnizimit për konsumatorët e energjisë elektrike të të dyja vendeve.

Përveq tjerash, u diskutuan edhe sfidat, nëpër të cilat po kalon KOSTT drejtë operimit të pavarur në Evropën Kontinentale si Zonë/Bllok Rregullues, ku kontributi dhe përkrahja e OST të Shqipërisë në këtë drejtim nuk ka munguar asnjëherë.

Në përfundim, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Shala falënderoi përzemërsisht z. Skerdi Drenova dhe OST për përkrahjen e ofruar.

ostt kostt maj 2019 1
ostt kostt maj 2019 2
ostt kostt maj 2019 3