20 Maj 2019 - Edhe Swissgrid përkrahë KOSTT në drejtim të të bërit Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Sot, në Aarau të Zvicrës në selinë qendrore të Swissgrid, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z. Ilir M. Shala së bashku me bashkëpunëtorë, u prit në takim nga homologu i tij Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit Transmetues të Zvicrës, z. Yves Zumwald.   

Në takim, u diskutuan çështjet bilaterale dhe me theks të posaçëm ato që i përkasin KOSTT-it, gjegjësisht bërjen e KOSTT-it të pavarur si Zonë/Bllok Rregullues brenda Evropës Kontinentale, ku përkrahja dhe kontributi i Swissgrid nuk do të mungojë.
Në përmbyllje, z. Shala falënderoi përzemërsisht z. Zumwald  për mikpritjen dhe përkrahjen e ofruar.

aarau kostt zvicer