17 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3 – Linjat” në NS 110/35/10(20)kV Rahovec

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 19 Maj 2019 (E Dielë), nga ora 04:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV që lidhë NS 220/110kV Prizren 2 me NS 110/35/10(20)kV Rahovec. Shkyçja është e domosdoshme për zhvendosjen e linjës ekzistuese (LP Prizren 2) në fushën rezervë të NS Rahoveci.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 25MW).
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.