15 Maj 2019 - Ambasadori i RF Gjermane z. Christian Heldt vizitoi NS 400/110kV Peja 3

Sot në nënstacionin NS 400/110kV-Peja 3 (nënstacion ky i bashkëfinancuar në 2009, nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW), bashkë me kolegë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë Sh.T.z Christian Heldt, i shoqëruar nga znj. Anja Becky, Udhëheqëse e Departamentit për Zhvillim Ekonomik në Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW z. René Eschemann, Drejtor i Zyrave për Kosovë dhe Maqedoni si dhe zv. Drejtoresha znj. Ganimete Huruglica.

Gjatë takimit, Ambasadori Sh.T.z. Held dhe delegacioni gjerman u njoftuan më për së afërmi me rezultatet, sukseset dhe sfidat dhe problemet, qe po kalon KOSTT në arenën ndërkombëtare, me theks të posaçëm ato të bërjes së KOSTT Zonë/Bllok Rregullues brenda Evropës Kontinentale.
Ambasadori Gjerman Sh.T.z Heldt mbeti tejet i kënaqur me rezultatet e arritura të KOSTT, me c‘rast përgëzoj KOSTT-in për këto arritje dhe njëkohësisht u zotua në dhënien e përkrahjes për KOSTT-in në proceset nëpër të cilat po kalon dhe ato drejtë anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtare.
Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv z.Shala falënderoi përzemërsisht Ambasadorin Sh.T.z Heldt dhe përfaqësuesit e delegacionit për përkrahjen e pakursyer dhënë KOSTT-it në këtë dekadë, sidomos në periudhën e fundit.


rf chheldt ilir shala 1
rf chheldt ilir shala 2
rf chheldt ilir shala 3
rf chheldt ilir shala 4
rf chheldt ilir shala 5
rf chheldt ilir shala 6
rf chheldt ilir shala 7
rf chheldt ilir shala 9
rf chheldt ilir shala 8
rf chheldt ilir shala 10