19 Prill 2019 - CGES e Malit të Zi, mbështet KOSTT-in në drejtim të të berit Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Gjatë ditës së sotme Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë qendroi në Mal të Zi ku në kuadër të takimeve rajonale në gjetjen e përkrahjes për KOSTT, për t’u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale dhe bashkëpunimit rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, kësaj radhe realizoi vizitë në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Malit të Zi-CGES.

Në takimin e realizuar me përfaqësuesit e lartë të kompanisë homologe nga CGES në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Dragan Kujović dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua për statusin e Marrëveshjes ekzistuese të Kyçjes KOSTT-ENTSOE dhe SAFA-n e ardhshme (Marrëveshja Kornizë e Zonës Sinkronike).
Me këtë rast, z. Shala falënderoi përzemërsisht z. Dragan Kujović për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen dhënë KOSTT-it për integrimin në iniciativat rajonale dhe evropiane të tregut të energjisë elektrike dhe integrimet tjera evropiane.

CGES 1
CGES 2
CGES 3