29 Mars 2019 - KOSTT Kompania e parë publike, e cila në drejtim të masave të sigurisë për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera realizon simulim/ushtrim të gjendjes emergjente

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, në drejtim të masave të sigurisë dhe me mbështetjen e Policisë së Republikës së Kosovës, Brigadës për Kërkim Shpëtim dhe Zjarrfikje në Komunën e Prishtinës dhe Urgjencës së Prishtinës, sot realizoi një Simulim/Ushtrim të gjendjes emergjente në përputhje me Ligjin Nr. 04/-L-027 për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera në Selinë Qendrore të KOSTT.

Parandalimi i fatkeqësive natyrore, teknologjike dhe fatkeqësive të shkaktuara nga faktori njeri si dhe gatishmëria për të ndërmarrë veprimet e duhura në raste emergjente gradualisht janë bërë detyrë kryesore, pjesë integrale e strategjisë dhe planeve për zhvillimin e sistemit të reagimit emergjent në KOSTT dhe si rezultat brenda katër minuta e katërmbëdhjetë sekondave është boshatisur e tërë ndërtesa, brenda dy minuta e dymbëdhjetë sekondave ka arritur në vend ngjarje Policia e Kosovës, brenda dy minuta e njëzet e pesë sekondave kanë arritur Urgjenca, brenda katër minuta e katër dhjetë e shtatë sekondave kanë arritur në vendin e ngjarjes Zjarrfikësit, dhe brenda nëntëmbëdhjetë minutave është evakuuar punëtori i alivanosur (simulim).

Me këtë, KOSTT bëhet kompania e parë publike në Kosovë që ka realizuar një ushtrim të tillë, dhe si çdo herë po vazhdojmë te sjellim praktikat më të mira konform standardeve globale, ku me ç’ rast përfunduam suksesshëm evakuimin e ndërtesës qendrore të KOSTT në kohë të duhur.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin në këtë simulim/ushtrim, i cili për herë të parë u realizua në një kompani publike me mbështetjen e plotë të Policisë së Kosovës, Brigadës për Kërkim/Shpëtim dhe Zjarrfikje në Komunën e Prishtinës si dhe Urgjencën. Gjithashtu falënderoi të gjithë punonjësit e KOSTT, të cilët treguan gatishmëri dhe bashkëpunim dhe se tashmë kemi një indikatorë që ne si KOSTT jemi ende më të gatshëm të veprojmë në raste emergjente si dhe po përmbushim obligimet ligjore të cilat dalin nga Ligji Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Ligjit Nr.04/L-027 për Mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Majori i Policisë së Republikës së Kosovës, z. Gani Berisha theksoi “Në një kohë kur kërcënimet globale si nga rreziqet natyrore dhe si ato të shkaktuara nga faktori njeri janë në rritje, prandaj ushtrimet e tilla janë më se të mirëseardhura si për njesitë emergjente gjithashtu edhe për personelin e KOSTT dhe i përgëzoj për iniciativën dhe angazhimin e ndërmarrë”.

z. Zeka nga Brigada e Zjarr fikësve të Prishtinës gjithashtu përgëzoi menaxhmentin e KOSTT dhe u shpreh “ Ushtrimet e tilla na shërbejnë ne si Brigadë Zjarrfikëse e Prishtinës, po ashtu edhe juve si punonjës në këtë ndërtesë në mënyrë që të jemi në gjendje gatishmërie në këto raste”, ndërsa z. Sadri Dervishaj nga Urgjenca e Komunës së Prishtinës në raportimin e tij rreth aktivitetit të ndërmarrë, falënderoj të gjitha njësitë pjesëmarrëse dhe ekipin e KOSTT për pastrim të terrenit dhe theksoi që situata ka qenë në nivel të koordinimit ashtu siç e parasheh situata emergjente.

1 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
2 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
3 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
4 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
5 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
6 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
7 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
8 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
9 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
10 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
11 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
12 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
13 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019