27 Mars 2019 - Energjizohet linja e re e dyfishtë e tensionit të lartë 220 kV që lidhë SSH 220 kV Drenasi me NS 220/10(20) Drenasi dhe NS 220/10(20) Drenasi me NS 220/110kV Prizren 2

KOSTT sh.a njofton qytetarët që sot me datë 27 Mars 2019 (E Mërkurë), është lëshuar nën tension (energjizuar) linja e re e dyfishtë e tensionit të lartë 220 kV që lidhë SSH 220 KV Drenasi me NS 220/10(20) Drenasi dhe NS 220/10(20) Drenasi me NS 220/110kV Prizren 2.

Linja e re në fjalë, me gjatësi prej 3.25 km e vendosur nëpër 11 shtylla elektrike kalon në vendbanimet e Komunës së Drenasit (Krajkovë, Shtrubullovc dhe Drenas)

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.