14 Mars 2019 - KOSTT realizon vizitë në OST-në Bullgare në funksion të përkrahjes për t'u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Të bërit Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale dhe bashkëpunimi rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, vazhdon të jetë kryefjala e takimeve të realizuara nga ana e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z. Ilir M. Shala, me ç’rast në këtë vazhdë realizoi vizitë në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Bullgarisë- ESO.

Në takimin e radhës, i cili u realizua në Sofje të Bullgarisë me 13 Mars 2019, me përfaqësuesit e lartë të kompanisë homologe nga ESO, në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Angelin Tsachev dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua për statusin e Marrëveshjes ekzistuese të Kyçjes KOSTT-ENTSOE dhe SAFA-n e ardhshme (Marrëveshja Kornizë e Zonës Sinkronike).

Me këtë rast, z. Shala falënderoi përzemërsisht z. Tsachev për mikpritjen dhe vlerësoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen dhënë KOSTT-it për integrimin në iniciativat rajonale dhe evropiane të tregut të energjisë elektrike dhe integrimet tjera evropiane.

ESO KOSTT1
ESO KOSTT3