22 Mars 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Linjat” në NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 23 Mars 2019 (E Shtunë), nga ora 10:00 deri në 10:30 do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Reshtan si dhe nga ora 10:30 deri në 11:00 do të bëhet shkyqa e linjës 10kV Mushtishtë në NS Theranda. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet për demontimin e përçueseve.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 2MW).
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit i cili bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.