19 Mars 2019 - Vazhdojnë takimet e menaxhmentit të KOSTT-it në kërkim të mbeshtetjes për t'u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Kryeshefi i KOSTT, z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë, po vazhdon aktivitetet me takime në gjetjen e përkrahjes për KOSTT-in, për t’u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale dhe bashkëpunimit rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, me ç’rast në këtë vazhdë realizoi vizitë në Operatorin e Sistemit tëTransmisionit të Kroacisë-HOPS.

Në takimin, i cili u realizua në Zagreb më 18.03.2019, me përfaqësuesit e lartë të kompanisë homologe nga HOPS në krye me Kryetarin e Bordit Drejtues z. Mario Gudelj dhe bashkëpunëtorët e tij, u diskutua për statusin e Marrëveshjes ekzistuese të Kyçjes KOSTT-ENTSOE dhe SAFA-n e ardhshme (Marrëveshja Kornizë e Zonës Sinkronike).

Me këtë rast, z. Shala falënderoi përzemërsisht z. Mario Gudelj për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetjen dhënë KOSTT-it për integrimin në iniciativat rajonale dhe evropiane të tregut të energjisë elektrike dhe integrimet tjera evropiane.

1 Kroaci 2019
2 Kroaci 2019
3 Kroaci 2019