11 Mars 2019 - KOSTT pjesë e kampanjës vjetore të Ditës Ndërkombëtare të Gruas/IWD 2019 përmes iniciativës Balance for Better/Bilanc për më mirë

Me përkushtimin për të arritur dhe promovuar barazi gjinore brenda kompanisë me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes profesionale të grave në rolet udhëheqëse dhe vendimmarrëse dhe në përpjekje të krijimit të një fuqie punëtore më të balancuar në aspektin gjinor, me mbështetjen e partnerëve tanë përmes Engendering Utilities (program i USAID) përmes Tetra Tech , Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala tashmë ka iniciuar programin për lidership 50/50 në KOSTT, i cili ka për synim pjesëmarrjen në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe udhëheqëse të punonjësve të përzgjedhur në përmbushje të zotimeve në balancimin e barazisë gjinore në kompani. Prej 10 anëtarë të stafit, 5 janë përzgjedhur të jenë të gjinisë femërore dhe 5 sish të gjinisë mashkullore.

Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, dhe në kuadër të iniciativës globale Balance for Better, me moton “Një botë e balancuar është një botë më e mirë”, programi EngenderingUtilities USAID/Tetra Tech promovoi iniciativën e KOSTT për lidership 50/50 në kompani, në kampanjën për vetëdijesim të balancimit gjinor duke përçuar mesazh që përqendrohet në mënyrat e krijimit të një shoqërie më të balancuar gjinore.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z.Ilir M.Shala ndër të tjera theksoi se mbështet fuqimisht mundësitë e barabarta për gratë dhe burrat në KOSTT. Si udhëheqës i KOSTT-it e di se kjo është mënyra më e mirë për të ecur përpara, për të zhvilluar kompaninë dhe vendin. Ne jemi ndërmarrja e vetme publike në Kosovë dhe rajon, që këtë program na ka besuar Qeveria Amerikane përmes USAID, me ç'rast edhe shfrytëzojmë rastin që përzemërisht t'i falënderohemi.

foto 1 2019 usaid
foto 2 2019 usaid
foto 3 2019 usaid
foto 4 2019 usaid
foto 5 2019 usaid
foto 6 2019 usaid
foto 7 2019 usaid
foto 8 2910 usaid