KOSTT realizon vizitë në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Maqedonisë së Veriut-MEPSO

Me qellim të bashkëpunimit rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, menaxhmenti i lartë i KOSTT i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Ilir M. Shala, së bashku me bashkëpunëtor realizuan një vizitë në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Maqedonisë së Veriut-MEPSO.

Në takimin i cili u realizua me përfaqësuesit e lartë të kompanisë homologe MEPSO në krye me Drejtorin e Përgjithshëm z. Sasho Vasilevski dhe Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm z. Bilen Saliji u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në drejtim të sigurisë së operimit të sistemit të transmisionit të të dy vendeve si dhe mbështetjes së KOSTT nga MEPSO, për t'u bërë Zonë/Bllok Kontrollues i pavarur në Evropën Kontinentale përmes zbatimit të Marrëveshjes për Kyçje me ENSTO-E ose përmes dokumentit SAFA (Marrëveshja Kornizë e Zonës Sinkrone)

Në përmbyllje, z. Shala falënderoi homologët në MEPSO për bashkëpunim dhe vlerësoi gatishmërinë për përkrahjen e KOSTT-it për tejkalimin e sfidave aktuale në integrim në mekanizmat ndërkombëtar.

KOSTT MEPSO 1 2019
KOSTT MEPSO 2 2019