5 Shkurt 2019 -Sekretariati publikon Opinionin mbi vendimin preliminar të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë mbi certifikimin e operatorit të sistemit të transmisionit të energjisë – KOSTT sh.a.

Gjatë ditës së sotme, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi Opinionin mbi certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Kosovës (KOSTT), në kuadër të Pakos së Tretë të Energjisë. Ky Opinion mbështet certifikimin e KOSTT në përputhje me Vendimin preliminar të lëshuar nga Zyra së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës* (ZRRE), me disa vërejtje. Sekretariati gjithashtu i bëri thirrje ZRRE-së që të monitoroj pajtueshmërinë e KOSTT me dispozitat e shthurjes (unbudling).

Në veçanti, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkoi nga ZRRE që të vlerësoj më tutje dhe të elaboroj mbi procesin e emërimit të anëtarëve në Bordin e Drejtorëve të KOSTT nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe të siguroj që ai person të mos jetë anëtar i bordit të kompanive tjera qe merret me prodhimin e energjise elektrike vend. Gjithashtu, duhet të krijohet një kornizë për të siguruar që KOSTT funksionon në mënyrë të pavarur nga Qeveria, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Financave (p.sh. rregullat mbi shkëmbimin e informatave, raportimin dhe vendimmarrjen në lidhje me asetet e transmisionit).
Gjithashtu SKE ,ka kërkuar nga ZRRE zbatimin e një programi të pajtueshmërisë dhe të bëjë emërimin e nje zyrtari për pajtueshmëri me kërkesat ligjore si dhe të siguroj raportimet mbi marrëdhëniet mes dy organeve publike që kontrollojnë KOSTT-in (që kontrollohet nga Kuvendi) dhe operatorin shtetëror për gjenerim, përkatësisht Korporatës Energjike të Kosovës (KEK)/hidrocentralit Ujmani (që kontrollohet nga Qeveria, përmes Ministrisë për Zhvillim Ekonomik).
Siç edhe kërkohet në Nenin 10 të Direktivës 2009/72/KE dhe Nenin 3 të Rregullores (KE) 714/2009, ZRRE-ja duhet të miratoj një vendim përfundimtar për certifikim, duke marr parasysh opinionin e Sekretariatit.

 

Opinion 2/19 pursuant to Article 3(1) of Regulation (EC) No 714/2009 and Article 10(6) of
Directive 2009/72/EC – Kosovo*1 – Certification of KOSTT