1 Shkurt 2019 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/6.3 kV Tepça

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 02 Shkurt 2019 (E Shtunë), nga ora 14:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV që lidhë NS Vushtrri 1 me NS Trepça. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet elektomekanike në zbarat 6.3 kV në përgjegjësi të Nenstacionit Trepça. (Shupkovc)

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga kjo linjë (NS Trepça), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 30MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Mitrovicës.