31 Janar 2019 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Deçan

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, sot me datë 31 Janar 2019 (E Enjte), nga ora 23:00 deri në 23:10 do të bëhet shkyçja emergjente e transformatorit energjetike T2 në Nënstacionin 110/35/10kV Deçan. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar transferimin e ngarkesës së transformatorit energjetike T2 në transformatorin T1 në nënstacionit në fjalë.


Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga në NS 110/35/10kV Deçani, nga ora 23:00 deri në orën 23:10 (10 minuta) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 17MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.