26 Janar 2019- U energjizua edhe transformatori energjetik T2 në NS 110/35/6.3 në NS Trepça

KOSTT njofton qytetarët që pas aktiviteteve të pandërprera për rikthimin e furnizimit të plotë me energji elektrike në qytetin e Mitrovicës, komisioni i përbërë nga ekipet profesionale të KOSTT kanë dal me një zgjidhje të  problemit në  NS Trepça e cila u aprovua edhe nga menaxhmenti i Kombinatit Trepça dhe poashtu si rezultat I kryerjes së punimeve nga ekipet e KOSTT, sot në orën 18:20, është  energjizuar nga ana e KOSTT Transformatori energjetik T2 (63MVA) në  NS 110/35/6.3 Trepça, i cili ishte jashtë  pune si pasojë  e avarisë së ndodhur në Nënstacionin e Trepçës prej nga edhe furnizohet i tërë konsumi i Mitrovës.


Gjithashtu është  energjizuar linja 110kV nga NS vushtrri 1 që ndërlidh nënstacionin Trepça, e cila mundëson furnizim stabil me kapacitet të plotë të nënstacionit, zgjidhje kjo e bërë nga KOSTT për një periudhe të shkurtër kohore, deri në rikthimin e plotë në punë  të nënstacinonit Trepça dhe futjes në operim të nënstacionit të ri 110/10kV Mitrovica 2.

Menaxhmenti I KOSTT edhe një herë përgëzon gjithë stafin e mirëmbajtjës dhe atë operativ, të angazhuar në këtë aktivitet prej disa ditësh të cilët në kushte shumë të veshtira ne keto ditë të ftohta dhe me borë, në mënyrë mjaft profesionale dhe në afat rekord kanë kryer punimet në kthimin e furnizimit të konsumatorëve në Mitrovicë dhe se prodhimi nga Kombinati Trepça do të  furnizohet pandërprerë  me energji elektrike.