23 Janar 2019 - Rikthehet furnizimi stabil me energji elektrike i konsumatorëve ne Mitrovicë dhe në Trepcë

Pas një pune vetmohuese dhe të palodhshme të ekipeve profesionale të mirëmbajtjes dhe operimit,si dhe aktiviteteve intensive të menaxhmentit të KOSTT, nën zotimin se do iu dalim në ndihmë Kombinatit Trepca pas avarisë së shkaktuar dje, informojmë qytetarët që sot pasdite janë krijuar të gjitha mundësitë që të bëhet rikthimi I furnizimit stabil me energji elektrike në rajonin e Mitrovicës dhe minieres së Trepçës

Pas marrjes së informacioneve nga vendi i ngjarjes, KOSTT ka bërë analizat e nevojshme në një kohë tejet të shkurtër dhe ka percaktuar zgjidhjen më optimale të furnizimit të konsumit të Mitrovicës dhe Trepces konform situates së krijuar. Si zgjidhje optimale është vendosur që linja e nivelit të tensionit 110kV nga Nenstacioni 110kV/35kV Vushtrri 1, që ndërlidh nënstacionin Trepca, të përdoret si linjë e nivelit të tensionit 35 kV, për një periudhë të shkurtër kohore, deri në rikthimin e plotë në punë  të nënstacinonit Trepca dhe futjes në operim të nënstacionit të ri 110/10kV Mitrovica 2.

Sot, në mengjes në selinë qendrore të KOSTT është mbajtur takim me menaxhmentin e KEDS dhe ndërmarrjes Trepca ku janë elaboruar zgjidhjet e mundshme dhe është dakorduar për veprimet e kordinuara që në kohë sa më të shkurtër të kthehet furnizimi i konsumatorëve me energji elektrike. Në perputhje me këtë propozim, KOSTT ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme organizative përmes angazhimit të ekipeve profesionale që në kohë sa më të shkurtër të kryhen punimet e nevojshme dhe të rikthehet furnizimi stabil i konsumatorëve.
 
Në ora 17:33 është bërë i mundur rikthimi i tensionit dhe furnizimi i 85% të konsumatorëve në kohë të pikut kurse jashtë pikut furnizimi me energji elektrike është i plotë. KOSTT është në pritje të aktivizimit te linjes së dytë 35kV nga nënstacioni Vallaç në mënyrë që furnizimi i konsumatorëve të jetë i plotë gjatë gjithë kohës.
 
KOSTT përgëzon gjithë stafin e KOSTT, të angazhuar në këtë aktivitet, që në mënyrë mjaft profesionale dhe në afat rekord kanë kryer punimet në kthimin e furnizimit të konsumatorëve në Mitrovicë. Njëherit KOSTT falenderon KEDS-in për bashkepunimin e treguar profesional në kryerjen e punimeve.