17 Janar 2019 - Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT z. Ilir M. Shala

Sot me datë 17 Janar 2019, në selinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri i vendit z. Ramush Haradinaj priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut sh.a – KOSTT, z. Ilir M. Shala, me ç’rast diskutuan për stabilitetin energjetik në vend.

Në takim, gjithashtu u diskutua në lidhje me sfidat me të cilat po përballet KOSTT si pasojë e mos implementimit të Marrëveshjes për Kyçje me ENTSO-E si dhe sfidat tjera.

Kryeministri z. Haradinaj theksoi se Qeveria e Kosovës do të mbështesë veprimet e këtij mekanizmi dhe pavarësinë e tij, në funksion të mbarëvajtjes së punëve dhe operimin e sigurtë të sistemit transmetues.

z. Shala, me këtë rast falënderoi Kryeminsitrin z. Haradinaj dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme në mbarëvajtjen e Operimit të Sistemit Transmetues, me theks të posaçëm në bërjen e KOSTT Zonë/Bllok Rregulles drejtë anëtarësimit në ENTSO-E.

Takim me KM Ramush Haradinaj