9 Janar 2019 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110//10 kV Prishtina 7

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 9 Janar 2019 (E Mërkure), nga ora 12:30 deri në 12:40 do të bëhet shkyçja emergjente e transformatorit energjetike T2 në Nënstacionin 110/10kV Prishtina 7. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar transferimit e ngarkesës së transformatorit energjetike T1 në transformatorin T2 në nënstacionit në fjalë.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga në NS 110/10kV Prishtina 7, nga ora 12:30 deri në orën 12:40 (10 minuta) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 10MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.