27 Dhjetor 2018 - KOSTT vazhdon të kontribuoj në mirëqenien e fëmijëve të Kosovës

Me përkushtimin për të kontribuar në mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve të Kosovës, në vigjilje të ndërrimit të moteve, KOSTT sh.a po vazhdon të promovojë praktikat më të mira të përgjegjësisë shoqërore korporative, duke kontribuar në mirëqenien dhe shëndetin e fëmijëve të Kosovës.

KOSTT, edhe këtë vit, buxhetin e dedikuar për dhurata korporative të fund vitit, ka vendosur ta dhurojë për ndihmë:

  • fëmijëve me autizëm përmes Shoqatës Autizmi Flet,
  • fëmijëve të diagnostikuar me kancer, që trajtohen në Klinikën Pediatrike Onkologjike në QKUK, përmes fondacionit “Care for Kosovo Kids” (CfKK/FKfK) si dhe
  • fëmijëve, të porsalindur me probleme shëndetësore, që trajtohen në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përmes fondacionit “Action for Mothers and Children” (AMC).

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir Shala u shpreh: “Me shpresë që po i dhurojmë buzëqeshje fëmijëve dhe familjeve të tyre, duke ngritur vetëdijesimin e shoqërisë për fëmijët e prekur me autizëm dhe duke kontribuar në fuqizimin e tyre si dhe duke mundësuar qoftë edhe në diagnostikimin e vetëm një fëmije të sëmurë nga kanceri apo duke i dalë në ndihmë fëmijëve të lindur para kohe, ne po e përmbyllim edhe këtë vit të përmbushur me shumë suksese”

kont femijeve 1
Nenshkrimi i Marreveshjes per donacion me CfKK
Nenshkrimi i Marreveshjes per donacion me AMC