27 Dhjetor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Lipjan

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 30 Dhjetor 2018 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e zbarave 35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Lipjan. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet në zbarat 35kV të nënstacionit në fjalë.
Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga niveli 35kV në NS 110/35/10kV Lipjan do të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 30MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.