16 Dhjetor 2018 - Zgjatje e punimeve të parapara në kuadër të projekteve zhvillimore në NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që punimet e parapara të realizohen sot me datë 16 Dhjetor 2018 (E Diele), nga ora 08:00 deri në 12:00 për shkycjen e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” do të zgjatën për shkak të vonesave të paraqitura nga ana e KEDS në implementim të punimeve të tyre, me ç’rast në orën 12:00 nuk ka mundur të kthehet në punë transformatori energjtik T2, ndërsa transformatori energjetik T1 do të mbetet i shkyçyr deri në orën 18:00.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Therandës gjatë implementimit të këtyre punimeve.