14 Dhjetor 2018 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore ne NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” me datë 16 Dhjetor 2018 (E Diele), nga ora 08:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, me ç’rast në orën 12:00 do të kthehet në punë transformatori energjtik T2, ndërsa transformatori energjetik T1 mbetet i shkyçyr deri në orën 16:00.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion nga ora 08:00 deri në orën 12:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 26 MW) ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 16:00 një pjesë e qytetarëve qe furnizohen nga ky nënstacion (transformatori energjetik T1) do te kenë redukime me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 18 MWh/h)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe implementimin e projektit i cili do të modernizoj pikat matëse në kufirin me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes dhe ngritë saktësinë e matjeve komerciale.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projekteve.