26 Nëntor 2018 - Menaxhmenti i lartë i KOSTT priti në takim Zyrtarin e Lartë të Ministrisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës Federale Gjermane z. McCormack

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z.Ilir M Shala me bashkëpunëtorë, pritën në takim një delegacion të zyrtarëve të lartë të Repubikës Federale Gjermane të udhëhequr nga z. Daniel McCormack, Zyrtar i Lartë i Divizionit për EJL dhe Kaukazin e Jugut në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës Federale Gjermane dhe znj. Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën e RF të Gjermanisë në Kosovë.

z. Shala falenderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të KOSTT si dhe i njoftoi me të arriturat e KOSTT ku u potencua bashkëpunimi i frytshëm në mes të Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe KOSTT, në aspektin e përkrahjes zhvillimore të ofruar që nga themelimi i KOSTT e deri më tani. “Projektet madhore si Paket Projekti Peja 3, Linja 400 kV Kosovë -Shqipëri dhe Load Frequency Control si dhe shume projekte të tjera zhvillimore janë fakte të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të KOSTT dhe KfW dhe ato përbëjnë rreth 32 % të vlerës së aseteve të KOSTT” u shpreh z. Shala.

Implementimi i projekteve të finacuara nga KfW mundësoi ngritjen e performancës operuese të sistemit transmetues, ngritjen e kualitetit të furnizimit dhe redukimin e humbjeve teknike. Bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane përmes KfW do të vazhdoj edhe për fazen e ardhshme të investimeve (faza VI dhe VII) e cila është e fokusuar në projektet e perkrahjës së ngarkesës në regjione të ndryshme të Republikes se Kosoves, si dhe në ngritjen e kapaciteteve transformuese dhe transmetuese të rrjetit.

Në takim gjithashtu u diskutua për sfidat me të cilat po ballafaqohet KOSTT, me theks të veçantë u potencua mos implementimi i Marreveshjes së Kyçjës me ENTSO-E, e bllokuar nga pala serbe e cila po e pengon funksionalizimin e linjes 400kV Kosovë- Shqipëri që nga viti 2016. Në kuadër të përkrahjes së Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë nga delegacioni u potencua përkrahja e plote e projektit të instalimit të paneleve solare dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë në objektet e KOSTT.
z. McCormack, u shpreh i kënaqur me progresin në KOSTT si dhe shprehu gatishmërinë për mbështeteje të mëtutjeshme. Të pranishëm në takim ishin edhe drejtori regjional për EJL dhe Kaukazin e Jugut i GIZ, z. Jakob Doetsch dhe znj Ganimete Huruglica zv.drejtoreshë e KfW në Kosovë.

mckormack 1
mckormack 2