10 Dhjetor 2018 - KOSTT merr pjesë në Samitin për Sigurinë Kibernetike të Shërbimeve të energjisë

Nën patronat të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Asociacionit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEA), në Londër u mbajt “Samiti për Sigurinë Kibernetike të Shërbimeve të energjisë” ku pjesëmarrës në samit ishte Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M. Shala me bashkëpunëtor.

Iniciativa për sigurinë kibernetike është një element programor i Iniciativës së USAID-it për sigurinë kibernetike në Sektorin e Energjisë. UCSI u krijua nga operatorët e sistemit të transmetimit dhe të gazit natyror si dhe kompanitë e shpërndarjes në rajonin e Europës dhe Euroazisë si përgjigje ndaj sulmeve kibernetike gjithnjë e më virulente në rrjetin elektrik në këto vende.

Objektivë e kësaj iniciative ka qenë sigurimi i një forumi të vazhdueshëm për ndërmarrjet e Evropës dhe Euroazisë në shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, shtrirja dhe fushëveprimi i sulmeve kibernetike në rrjetin elektrik global, vendosja e teknologjive të informacionit dhe operacioneve për të forcuar sigurinë kibernetike, menaxhimi i burimeve njerëzore për të përmirësuar praktikat e mirëmbajtjes në internet dhe promovimi i përdorimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë kibernetike në rajonin e Evropës dhe Euroazisë.

Gjithashtu kjo iniciativë do të ofrojë një forum për shkëmbimin e informacionit midis ekzekutivit të ndërmarrjeve të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Europës dhe Euroazisë në lidhje me shkallën e sulmit kibernetik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europë dhe Euroazi, ndryshimet organizative në përgjigje të mjedisit kërcënues në zhvillim si dhe bashkëpunim të vazhdueshëm të sigurisë kibernetike ndërmjet ndërmarrjeve.

Ngjarja mblodhi operatorët e sistemit të transmisionit (OST) nga Evropa, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, pjesë e së cilës ishte edhe delegacioni i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a) i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Ilir M.Shala.

Foto ISH1
kibertnik Siguria 2