10 Dhjetor 2018 - KOSTT shpërblehet me çmimin Mbështetësi më i gjatë i njëpasnjëshëm nga Fondi Kosovaro-Amerikan për Edukim

Në mbrëmjen e 7 Dhjetorit 2018, nën organizim të Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) u mbajt ngjarja “The night of the rising stars 2018”, ku u promovua ndarja e bursës së 100-të e ndarë për të rinjët Kosovarë, mbrëmje kjo në të cilën Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut- KOSTT sh.a u shpërblye me mirënjohjen Mbeshtetësi më i gjatë i njëpasnjëshëm/The Longest Consecutive Donor. Mbrëmja mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe udhëheqës të biznesit dhe komunitetit.

Në fjalën tij të rastit me pranimin e këtij cmimi të rëndësishëm, zv. Kryeshefi Ekzekutiv I KOSTT z. Kadri Kadriu theksoi ”Si partner aktiv që nga viti 2010 i KAEF, KOSTT edhe më tutje do të vazhdoj të jetë donator dhe promovues i vlerave të vetëdijesimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe një të ardhme të ndritshme të vendit përmes edukimit të rinisë së Kosovës”

Shënim: Fondi Kosovar Amerikan i Arsimit (KAEF) është i dedikuar në zhvillim afatgjatë ekonomik të Kosovës përmes edukimit të popullit të saj. KAEF siguron deri në 8 bursat pasuniversitare në vit për duke premtuar shkollim dhe trajnime të nivelit të lartë në universitetet e përzgjedhura të SHBA..

kostt shperblehet 1 2018