26 Nëntor 2018 - U mbajt Tryezë Punë më temë “APEX Tregu i Përbashket Energjetik një ditë para dhe brenda ditës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”

Nën organizim të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut KOSTT sh.a, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe IFC World Bank Group, në Prishtinë u mbajt Tryezë Pune me temën “APEX Tregu i Përbashket Energjetik një ditë para(D-1) dhe brenda ditës (D) ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”

Në këtë rast në fjalën e tijë hyrëse Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M Shala, theksoi rendësinë e kësaj Tryeze duke pasur parasysh aspektet teknike dhe legale që janë të nevojshme të zhvillohen për themelimin e tregut të përbashkët si dhe punën konkrete nga ekspertët e angazhuar nga KOSTT dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, konsulenca e angazhuar nga USAID përmes Repower dhe nga IFC . Projekti i bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike është projekt qe ka për qëllim bashkimin e tregjeve komplementare të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqiperisë. Mirëpo që keto dy tregje të jenë funksionale në kuadër të një tregu për qellim të tregëtimit një ditë para dhe gjatë ditës është domosdoshmëri e rendit të pare që në aspektin operativ KOSTT të bëhet zonë/bllok rregulluese. Pra që tregu i perbashkët të funksionalizohet është e domosdoshme që linja 400kV Kosovë-Shqipëri të jetë në operim, prandaj në kuadër të kesaj Tryeze dua të përqoj mesazhin tek të gjitha intitucionet financiare që e përkrahin këtë projekt qe të bejnë presion tek pala serbe që të mos pengoj hyrjen në fuqi të marrëveshjes së kyçjes KOSTT-ENTSO-E e cila mundëson që të jetësohet edhe projekti i tregut të përbashkët.. Gjithashtu z. Shala uroj grupet punuese të kësaj punëtorie në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti.

Gjatë ditës kanë qenë tri panele të ndara me ekspert të fushës nga kompanitë prestigjioze ndërkombtare si NordPool, IFC, KOSTTdhe Statkraft, që kanë kontribuar për audience për të dhënë sqarime mbi parimet e funksionimit të tregut dhe procesin ethemelimit dhe operimit të bursës shqiptare të energjisë (APEX) ku Kosova përmes KOSTT do të jetë aksionare. Në panelin e parë u prezantua Modeli i Tregut dhe Modeli i Qeverisjes të bursës së energjisë shqipëtare APEX duke përfshirë efektin e zonave tregtare KosovëShqiperi, kapllimin e tregut, tregtimin bilateral, tregtimin në zonën e importit/eksportit, rregullat e operimit të tregut në APEX, operimin, barazimin perfundimtarë dhe tregun balancues. Në panelin e dytë nga ekspertet e Nordpool është bërë një demonstrim në platformë për tregtim në Bursen e energjië në Nordpool.

Në panelin e tretë në kuadër të kësaj Tryeze është bërë prezantimi nga KOSTT përmes, zv.Kryeshefit të KOSTT z.Kadri Kadriu. Z. Kadriu para palëve relevante të interesit diskutoi rreth progresit në themelimin e bursës shqiptare të energjisë (APEX), mundësit aktuale të tregtimit në tregun e Kosovës në të ardhmën si dhe prezantoi Udhërrëfyesin e bashkimit të tregjeve dhe bashkërendimin e aktiviteteve për përfshirjen e Kosovës në kuadër të bursës shqiptare të energjisë. Një eksperincë të rendësishme për palët tregtare në Kosovë ka dhënë përfaqësusesi i kompanisë tregtare Statkraft.

Të pranishëm në këtë Tryezë pune ishin palët kryesore të sektorit të energjise në Kosovë si KOSTT, KEK, KEDS, KESCO, ZRRE, palet tregtare në Kosovë dhe Shqipëri si dhe përfaqësuesit e institucioneve të sektorit të energjisë të Shqipërisë.

apex tregu 2018 1
apex tregu 2018 2
apex tregu 2018 3
apex tregu 2018 4