22 Nëntor 2018 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore ne NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” me datë 23 Nentor 2018 (E Premte), nga ora 10:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e njerit seksion të zbarave 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë kohës së lartëcekur, nje pjese e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 10 MW)
Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe implementimin e projektit i cili do të modernizoj pikat matëse në kufirin me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes dhe ngritë saktësinë e matjeve komerciale.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.