16 Nentor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prizren 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 19 Nëntor 2018 (E Hënë), nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes në ndërprerësin 110kV të nënstacionit në fjalë.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prizren 1 do të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 10MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.