9 Nëntor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 11 Nentor 2018 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Prishtina 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e dëfekteve të parqitura në stabilimentet e tensionit të lartë.

Gjatë intervalit kohor të lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 40 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.