31 Tetor 2018 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT pjesë e Konferencës mbi Tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon“

Nën organizim të Green Ballkans Foundation dhe Germanwatch, në Prishtinë u mbajt Konferenca mbi Tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” ku u diskutua për sfidat, strategjitë e politikave si dhe rrugën drejt një Tranzicioni të Energjisë në Kosovë dhe në rajon. Në konfrencë pjesëmarrës ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka, ambasadori i Republikës Federale Gjermane z. Christian Heldt, përfaqësues nga Zyrja e Bashkimit Evropian në krye me z. Ricardo Serri, përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë si dhe akterë të tjerë të sektorit të energjisë vendorë dhe ndërkombëtar.

Pjese e panelit teknik i cili diskutoj temën “Sfidat dhe mundësitë e investimeve në sektorin e energjisë” ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M Shala cili me këtë rast shprehu shqetësimin për bllokimin e implementimit të Marrëveshjes për Kyçje me ENSTO- E nga ana e Serbisë, pasi që kjo pengesë po i shkakton KOSTT-it ngecje në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike dhe përmbushjen e obligimeve karshi proceseve regjionale dhe obligimeve nga Traktati i Komunitetit të Energjisë për Evropën Jug-lindore.

Në kuadër të diskutimeve z. Shala foli për investimet në rritjen e kapaciteteve transmetuese të KOSTT si dhe përmirësimin e infrastrukturës transmetuese e cila është e gatshme të akomodoj kënaqshëm në rrjetin transmetues Termocentralin Kosova e Re por edhe burimet e ripërtëritshme të energjisë elektrike. Sipas një studimi, KOSTT aktualisht akomodon 270MV kapacitet instalues për BRE-të dhe se është në konsultë me institucione ndërkombëtare që të bëhet një studim në mënyrë që të dihet se çfar kapaciteti është kufiri i fundit për kyçjen e BRE-ve në sistemin transmetues në mënyrë që të mos paraqiten probleme në balancim te sistemit të energjisë elektike.

Perfundimisht në sesion të pytjeve dhe përgjigjeve nga audienca, z. Shala u zotua se KOSTT do të vazhdoj të jetë në përkrahje të të gjithë investitorëve qe ndërlidhen me BRE-të kështu duke dhënë pergjigjet në afatet më të shkurta kohore, përkundër afateve të caktuara dhe të definuara në Metodologjinë e Taksave të Kyçjes dhe të jemi shembull për institucionet tjera që të percjellin këto praktika si dhe të jemi atraktiv për të gjithë investitorët që të mos krijohen pengesa në realizimin e investimeve të reja.

foto1
Foto2
foto3