30 Tetor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Vushtrri 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 30 Tetor 2018, nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Vushtrri 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes në ndarësin e zbarave 110kV të nënstacionit në fjalë.

Qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS Vushtrria 1 do të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike gjatë procesit të bartjes së ngarkesës së transformatorit të NS Vushtrri 1 në NS Mitrovica 2, dy herë nga 10 minuta, përkatësisht nga ora 10:00-deri në 10:10 si dhe nga ora 13:00 deri në 13:10 (Redukimi i parashikuar 4MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.