26 Tetor 2018 - Punime në kuadër të projektit "Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet në NS 110/35/10 kV Theranda"

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet”, me date 28 Tetor 2018 (E Diele), nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 20 MW)

Shkyçjet janë të nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, projekti i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.