18 Tetor 2018 - Remont i planifikuar vjetor i linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10(20) kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor të linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2, me datë 20 Tetor 2018 (E Shtunë) dhe 21 Tetor 2018 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në orën 16:00, do të bëhet shkyçja e largpërçuesit të tensionin të lartë.

Gjatë intervalit kohor të lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10(20) kV Rahoveci do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 25 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në mirëmbajtjen e aseteve të transmisionit dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.