20 Shtator 2018 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 220/35/10 kV Podujeva

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 22 Shtator 2018 (E Shtunë), nga ora 08:00 deri në ora 09:00 do të bëhet shkyçja e NS 220/35/10 kV Podujeva.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 20 MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.