14 Korrik 2018 - Implementim i punimeve në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar implementimin e punimeve riparuese në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 16 Korrik 2018 (E Hënë), nga ora 05:30 deri në orën 05:45 do të bëhet kalimi i ngarkesës së daljeve 35 kV nga transformatori energjetik T2 në transformatorin energjetik T1. Gjatë këtij intervali kohor qytetarët që funrnizohen nga transformatori energjetik T2(110/35kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar është 10 MW).

Gjithashtu me datë 17 Korrik 2018 (E Martë) nga ora 05:30 deri në orën 05:45 do të bëhet kthimi i ngarkesës së daljeve 35 kV nga transformatori energjetik T1 në transformatorin energjetik T2. (redukimi i parashikuar është 10 MW(daljet T2)).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të punimeve në kuadër të këtij projekti të KOSTT sh.a