11 Korrik 2018 - Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik miratoi Raportin Vjetor të KOSTT sh.a për vitin 2017

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e mbajtur me datë 10 korrik 2018, shqyrtoi dhe aprovoi Raportin vjetor të punës së Operatorit të Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Raporti i KOSTT sh.a ka paraqitur rezultatet kryesore të aktiviteteve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve gjatë vitit 2017 në përputhje me Planin e Biznesit, tarifat e aprovuara nga ZRRE, por edhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar, me theks të posaçëm, në lidhje me anëtarësimin në ENTSO-E dhe devijimet e paqëllimshme ndaj interkoneksionit.