21 Qershor 2018 - Edhe dy gjenerues të energjisë nga burimet e ripërtërishme, nënshkruajnë Marrëveshje për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës

Në harmoni me objektivat e Strategjisë shtetërore të Energjisë 2017-2026 për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike si dhe rritje të kapaciteteve të burimeve të ripërtërishme të energjisë (BRE-ve), sot me 21 qershor 2018 dy gjenerues nga BRE-të nënshkruan me KOSTT sh.a Marrëveshje për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir Shala nënshkroi Marrëveshjen për Kyçje dhe akomodim në Sistemin Transmetues të Kosovës të stacionit gjenerues me ujë HC Lepenci me kapacitet prej rreth 10MW. Ky Stacion gjenerues aktualisht është në proces të ndërtimit në Komunën e Hanit të Elezit dhe pritet që deri në vitin 2020 të fillojë me operim. 

Gjithashtu, pas shqyrtimit të aplikacionit nga KOSTT, sot me 21 qershor 2018 u nënshkrua edhe Marrëveshja për Kyçje të stacionit gjenerues me erë Koznica me kapacitet prej 34.5 MW. Parku energjetik me erë Koznica do të ndërtohet në Komunën e Artanës dhe planifikohet që të fillojë operimin deri në vitin 2022.

iliri1
Iliri3
Iliri2