29 Maj 2018 - KOSTT vazhdon me ofrimin e shërbimeve për shfrytëzimin e rrjetës së fibrave optik (dark fibre)

Me 23 maj 2018, në ambientet e KOSTT sh.a, Kryeshefi Ekzekutiv z.Ilir Shala, nënshkroi marrëveshjen e radhës për ofrimin e shërbimeve për shfrytëzimin me qera të rrjetës së fibrave optik (dark fibër/të pa-ndriçuar) me përfaqësuesin e kompanisë Artmotion z.Kushtrim Gojani.

“Kjo tani është marrëveshja e katërt të cilën KOSTT e nënshkroi në vazhdën e përkushtimit për ofrimin e shërbimeve në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, në përputhje me kapcitetet në dispozicion”, theksoi z.Ilir Shala Kryeshef Ekzekutiv.

Me një shtrirje prej mbi 1100 km, rrjeti telekomunikues i bazuar në fibra optik OPGW (Optical Power Ground Wire) të cilin KOSTT e ka zhvilluar që nga viti 2004 është mjaft i avancuar dhe i aftë të ofroj shërbime komunikuese dhe të informacionit në qytetet dhe vendbanimet kryesore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a operon me shërbimin e infrastrukturës telekomunikuese, në bazë të Autorizimit të lëshuar nga ARKEP në vitin 2013 dhe në përputhje me Rregulloren e KOSTT për shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës alternative (pasive/fibër optike), derisa Banka Botërore ka mbështetur KOSTT-in përmes studimeve dhe ekspertizës mbi praktikat më të mira për shfrytëzimin e kapaciteteve në dispozicion.

IMG 7358
IMG 7367