25 Maj 2018 - Shtyerje e punimeve në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që për shkaqe teknike punimet e parapara në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 26 Maj 2018 (E Shtunë) dhe 27 Maj 2018 (E Dielë), do të shtyhen për një kohë të pacaktuar.

Implementimi i projektit për rehabilitimin e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda, është projekt i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.