21 Maj 2018 - Nënshkruhet Marrëveshja për Kyçje në Sistemin Transmetues me Kapacitetin më të madh Gjenerues nga Burimet e Ripërtërishme të Energjisë

Më 18 maj 2018 Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z.Ilir Shala dhe Drejtori i SOWI Kosovë z.Ilir Grapci nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës të Parkut energjetik me Erë Selaci 1, 2 dhe 3.
Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i Parkut Energjetik SELACI prej 105 MW i cili njëherit përbën gjeneruesin më të madh të energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtërishme (BRE) do të kyçet në rrjetin e tensionit të lartë 110 kV që është mjaftë mirë i zhvilluar si dhe i shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.


Investimet e vazhdueshme të cilat i ka realizuar KOSTT në Sistemin Transmetues gjatë dekadës së fundit, kanë krijuar kushte të favorshme për akomodimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike dhe njëherit përkrahjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme në rrjetin transmetues.
Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Ilir Shala theksoi “Krijimi i këtyre kushteve është me rëndësi sidomos duke pasur parasysh që shfrytëzimi i BRE-ve përbën objektiv afatgjatë të politikave energjetike të vendit në mbështetje të zhvillimit ekonomik, rritjes së sigurisë së furnizimit dhe mbrojtjes së mjedisit si dhe arritjes së caqeve të politikave shtetërore për pjesëmarrje prej 25% të energjisë nga BRE-të në bruto konsumin final të energjisë deri në vitin 2020, kjo në pajtim me politikat e Bashkimit Evropian”.
Pas shqyrtimit të aplikacionit nga KOSTT dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Kyçje në Sistemin Transmetues, Parku Energjetik Selaci 1, 2 dhe 3, investim Kosovaro-Gjerman, do të ndërtohet në pjesën veriore të Bajgorës dhe pritet që të fillojë me gjenerimin e megavateve të parë në vitin 2020.

IMG 7339
IMG 7348
00000000000000000000000000003