8 Maj 2018 - KOSTT mban ligjeratë në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë

Në kuadër të organizimeve të Ambasadës së Republikës Federale Gjermane në Kosovë me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u mbajt ligjerata me temë “Bashkëpunimi Ekonomik dhe Zhvillimor”, ku një nga ligjëruesit ishte zv.Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu.

Pjesëmarrës në këtë ligjeratë ishin përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Kosovë, profesor të Universitetit të Prishtinës, student dhe të interesuar të tjerë.
Në prezentimin e përbashkët që mbajtën, z.Kadriu dhe drejtori i zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Kosovë dhe Maqedoni, z.Rene Eschemann, përveq bashkëpunimit në mes të dy institucioneve ndër vite gjithashtu folën edhe rreth rëndësisë zhvillimore të sektorit të energjisë, rolit të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit si dhe rëndësinë e integrimit të tregjeve rajonale të energjisë.
z.Kadriu në veçanti trajtoi edhe temën e bashkimit të tregut të energjisë Kosovë-Shqipëri me karakteristikat kompatibile që i karakterizojnë si dhe investimet e realizuara dhe ato të planifikuara për zhvillimin dhe avancimin e Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës (KOSTT).

Gjatë fjalës së tij, z.Eschemann në veçanti theksoi bashkëpunimin e frytshëm në mes të KOSTT dhe KfW duke e cilësuar KOSTT-in si kompani shumë profesionale dhe të suksesshme, jo vetëm brenda Kosovës por edhe më gjerë në rajon.
Fjalë rasti në këtë ligjeratë mbajti edhe Ambasadori i RF të Gjermanisë z.Christian Heldt.

kostt ligjerata 1
kostt ligjerata 2
kostt ligjerata 3