30 Mars 2018 - Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Viti

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 31 Mars 2018 (E Shtunë) nga ora 09:00 deri në 13:30 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Viti.
Qytetarët/institucionet që furnizohen nga ana 35 kV Lladova, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 5 minuta (parashikohet 4 MW), gjatë bartjes së konsumit në NS Gjilani 1 (nga ora 09:30-09:35).
Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për shkak të sanimit të rrjedhjes së vajit në anën 35kV.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar nga ky intervenim.