26 Janar 2018 - Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datë 26 Janar 2018 (E Premtë) nga ora 11:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Ferizaj 1, ndërsa nga ora 12:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit TR2. Gjatë këtyre intervaleve kohore, transformatori TR3 mbetet në punë.

Shkyçjet janë të nevojshme për të mundësuar intervenimin e domosdoshëm për shkak të rënies së nivelit të vajit në transformatorët e lartëcekur.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e afektuar nga ky intervenim.